Rast tronditës, 14-vjeçarja përdhunohet nga 12 persona në Belgjikë, 11-vjeçari bënte rojen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rast tronditës, 14-vjeçarja përdhunohet nga 12 persona në Belgjikë, 11-vjeçari bënte rojen

    Insajderi
    13 May 2024 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë adoleshente është përdhunuar në grup nga 12 të mitur të moshës nga 11-16 vjeç, në një rast që ka tronditur Belgjikën.

    Sipas mediave lokale, 14-vjeçarja është abuzuar nga grupi i djemve në 3 raste, nga 2 deri në 6 prill.

    I dyshuari kryesor, i dashuri i vajzës, mendohet se e ka çuar të dashurën e tij në një pyll të Kortrijkut dhe aty e ka përdhunuar në sy të shokëve. Më pas, ia ka dhënë “borxh” atyre që të abuzonin seksualisht me të, ndërkohë që më i vogli, një djalë 11-vjeçar, u la për të bërë rojen.

    Policia ka arrestuar 10 të mitur deri tani, të gjithë me origjinë nga Afrika.

    Pas abuzimit, prokurorët thanë se i dashuri e ka dërguar edhe dy herë të tjera vajzën në vendin e krimit, ku është abuzuar sërish nga djemtë. Sipas prokurorëve, të gjithë kanë abuzuar seksualisht me 14-vjeçaren.

    Sipas policisë, djemtë edhe e kanë regjistruar me celular përdhunimin, me videot që janë shpërndarë më vonë në Snapchat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark