×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rast tronditës në Britani – Babai vrau tre fëmijët dhe më pas veten, dalin pamjet

    Insajderi
    02 September 2024 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme rreth orës 13:15, një ngjarje tronditëse është regjistruar në Britani, ku janë gjetur trupat e tre fëmijëve dhe një burri në një shtëpi në Surrey.

    Sipas mediave vendase, si dhe nga provat hetimore ngrejnë dyshime se tre fëmijët, u vranë nga babai, i cili më pas vrau veten.

    Policia u thirr nga shërbimi i ambulancës në Bregun Juglindor në një pronë në Bremer Road, Staines-upon-Thames.

    Në lokacion, tre fëmijë dhe një burrë u gjetën të vdekur. Policia e Surrey tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tyre.

    Besohet se është një incident i izoluar, pa përfshirje të palëve të treta.

    Të afërmit po mbështeten nga oficerë specialistë dhe rruga Bremer aktualisht është e mbyllur.

    Policia e Surrey, ka përfunduar gjithashtu një referim të detyrueshëm në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), për shkak të kontakteve të mëparshme të policisë me personat e përfshirë.

    Kryeinspektorja Lucy Sanders tha: “Kjo është një humbje tragjike e jetës në komunitetin tonë dhe ne po punojmë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.”

    “Aktualisht ka një prani të konsiderueshme të policisë në vendndodhje dhe në zonën përreth, dhe ne dëshirojmë të falenderojmë banorët lokalë për durimin dhe mirëkuptimin e tyre ndërsa ne kryejmë hetimin tone”.

    Një zëdhënës i IOPC tha: “Ne jemi njoftuar nga Policia e Surrey për incidentin tragjik në Spelthorne sot”.

    “Ne do të vlerësojmë një referim për të vendosur nëse kërkohet ndonjë veprim nga IOPC”.

    Tre fëmijët ishin nën moshën 4-vjeç. Policia fillimisht konfirmoi se incidenti i tmerrshëm ishte shënuar në një “lagje të qetë, duke eliminuar dyshimet se një tjetër person mund të jetë përfshirë në ngjarjen makabre.

    Nëna e djemve dhe të afërmit e tyre, aktualisht po mbështeten nga psikologët specialistë të policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark