Një person i moshës 27-vjeçare dyshohet të ketë kryer vetëvrasje me armë zjarri në Gllavigjicë të Pejës.
Insajderi merr vesh që një person në fshatin Gllavigjicë të Pejës ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara me armë zjarri.
Burime Brenda Prokurorisë në Pejë bëjnë me dije se dyshimet fillestare dërgojnë në drejtim të vetëvrasjes.
Prokuroria e Pejës ka lëshuar urdhërin për autopsi të trupit të të riut pejan.
Sipas këtyre burimeve, dyshohet se ai mori pa dijeni armën e një familjari me të cilën dyshohet se i dha fund jetës.
Për ta zbardhur të gjithë rastin, Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme nga njësitet relevante policore. /Insajderi.org/