"Rastet e lëndimet serioze kanë filluar", mjeku kujdestar në QKUK ka një apel - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rastet e lëndimet serioze kanë filluar”, mjeku kujdestar në QKUK ka një apel

    Insajderi
    31 December 2023 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dr. Korab Berisha Kirurg Plastik Rekonstruktiv bashkë me ekipen e Anestezionit dhe Instrumentareve Kujdestare në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, kanë dalur me një apel për qytetarët.

    Përmes një postimi në facebook, Berisha ka thënë se rastet serioze veq se kanë filluar për të kërkuar ndihmë.

    Ndërsa ka bërë apel që që të jenë të kujdesshëm me femijët gjatë shkrepjës së mjeteve piroteknike.

    “Me që jemi kujdestar 24 orë sot dhe rastet me lendime serioze veq kanë filluar të kerkojnë ndihmë, apeloj te të gjithë qytetarët e Kosovës sidomos të prindt që të jenë të kujdesshëm me femijët gjatë shkrepjës së mjeteve piroteknike, sepse pasojat e lendimeve janë serioze dhe të paparashikueshme! Urime vitin e ri ju e familjeve tuaja, festoni me kujdes ju lutem mos të behët kjo datë kujtim i hidhur për ju por festë!”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark