×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti ‘Bio Mulaku’: Prokuroria kërkon që të dëmtuarit të paraqiten në polici

    Insajderi
    18 July 2024 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u ka bërë apel të gjithë viktimave të mashtrimit të Nazmi Mulakut, të njohur si ‘Bio Mulaku’, të paraqiten në polici.

    “Prokuroria Themelore në Mitrovicë, u bënë apel të gjithë personave që janë në cilësinë e të dëmtuarve, duke marrë tretman “mjekësor“, nga Nazmi Mulaku (Bio Mulaku dhe P.I.), të cilët kanë zhvilluar veprimtarinë në biznesin Bio Mulaku në Vushtrri, e që dyshohen për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit/dëshmitarit”, thuhet në njoftim.

    Njëri nga qytetarët, i cili ka rënë pre e mashtrimeve të ‘Bio Mulakut’, ka rrëfyer dje ekskluzivisht për Insajderin se si u mashtrua nga ai.

    Në atë çfarë thotë ai për Insajderin, ankuesi thotë se për një seancë ia kishte kërkuar 400 euro kur e kishte kontaktuar me numër kontaktues nga një shtet i huaj. Më pas, kur e ka kontaktuar me numër të Kosovës, ia ka ndryshuar shumën për 300 euro.

    Më pas, ankuesi tregon për Insajderin se si më pas ai ia kishte dërguar disa video të tij, por që s’i kishin ndihmuar fare qytetarit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark