×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti “Bon Vivant”, urdhërohet ndalimi edhe i një personi

    Insajderi
    31 August 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se ka urdhëruar ndalimin e personit N. Ll., lidhur me rastin e ndodhur në “Bon Vivant”.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se i dyshuari N. Ll., dyshohet për veprën penale “dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”.

    “Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e personi me inicialet N.Ll., për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ‘dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale’, sipas KPRK-së, lidhur me rastin e ndodhur në ‘Bon Vivant’”.

    Kujtojmë se më 4 gusht, pas një përleshje në “Bon Vivant”, mbeti i vrarë një person ndërsa të lënduar mbetën mbi 20 persona.

    Ndryshe, para dy ditësh u liruan nga paraburgimi dy të dyshuar për rastin që ndodhi më 4 gusht në Bon Vivant, derisa në paraburgim vazhdon të jetë Andi Pajazitaj.

    Policia ende nuk ka arritur ta kap të dyshuarin kyresor, Dukagjin Nikollaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark