Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor i cili lidhet me rastin “Brezovica”.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Shukri Jashari, kryeprokurori i Ferizajt.
“Sot, është duke e realizuar një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur njëzet e një (21) autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme”.
Njëri nga autosallonet gjendet në dalje të Prishtinës, rrugës për Ferizaj, konkretisht në Çagllavicë.
Aksioni është duke vazhduar në qytetin e Prishtinës, Ferizajt dhe Vushtrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajde”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”./Gazeta Insajderi/