×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti “Brezovica” | Maloku paralajmëron ankesë ndaj vendimit të gjykatës për lirimin e villave që i sekuestroi

    Insajderi
    06 July 2023 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas njoftimit të Gjykatës Themelore në Pejë se ka urdhëruar lirimin e 75 vilave të konfiskuara nga shteti në rastin e njohur si “Brezovica” ka reaguar prokurori i rastit Rasim Maloku.

    Në një prononcim për Gazetën Insadjeri ai tha se do të dërgojnë ankesë në Gjykatën e Apelit.

    Vendimin e Gjykatës nuk e komentojmë. Ne do të dërgojmë ankesë në gjykatën e apelit”, tha ai për Insajderin duke bërë thirrje që të lexohet neni 542 të KPP’së, versioni i ri.

    Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit të rastit, Rasim Maloku, për caktim të masës së sigurisë për vilat e sekuestruar duke e quajtur si gabim të prokurorit.

    Këtë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës, Tringa Zhuti.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake e hodhi si të pa afatshme kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masë të përkohshme për sigurimin e pasurisë së sekuestruar. Të njëjtat është urdhëruar që të lirohen”, ka njoftuar ajo.

    Shkak për hudhje poshtë të kësaj kërkese ishte gabimi i prokurorit Maloku, i cili dorëzoi kërkesën pas afatit të caktuar nga gjykata.

    75 vila në Brezovicë, Zonën e Dytë të Parkut Kombëtar “Sharri”, ishin konfiskuar në nëntor të vitit të kaluar me urdhër të Gjykatës në Pejë.

    Prokuroria kishte pritur rreth gjashtë muaj për të parashtruar kërkesën për masë të sigurisë për pronat e sekuestruara, ndonëse ligji parasheh afat prej 60 ditësh për të njëjtën. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark