Ish – gardiani i qendrës së Paraburgimit në Prizren, Samir Elmazi ka demantuar deklaratat e dy figurave të rëndësishme për rastin Dehari. I pari si përfaqësues i shtetit – zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Blersim Sallahut dhe i dyti si avokat i familjes Dehari, Tomë Gashi.
Samir Elmazi ka shërbyer si oficer korrektues në kohën kur në qendrën e paraburgimit në Prizren ka ndërruar jetë, ish aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Ish- gardiani është përmendur nga zëvendësministri Sallahu në një debat televiziv në vend duke thënë se ai është marr në pyetje nga Prokuroria pas 6 viteve dhe pretendon se i njëjti ka lëshuar shtetin duke emigruar në Florida.
VIDEO – Deklarata e Sallahut.
Elmazi në një bisedë për Gazetën ka përgënjeshtruar zëvendësministrin duke rrëfyer versionin e tij se çka ka ndodhur ditën kritike të 5 nëntorit 2016.
Fillimisht, Elmazi deklaroi se ai është marr në pyetje nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë në vitin 2016 – pra vitin kur ka ndodhur rasti.
Po ashtu, ai hedh poshtë edhe dyshimet e zv – ministrit Sallahu se ai ka ikur nga Kosova pasi ka ndodh rasti i Astrit Deharit.
“Sa i përket deklaratës së zëvendësministrit Sallahu, me vjen keq që në Kosovë ka një zv ministër të tillë i cili del dhe thotë që një gardian ka ikur në Amerikë i cili ka qenë në qendrën e paraburgimit në Prizren në rastin Dehari. Unë kam transferuar me qindra të burgosur. Sa i përket ardhjes sime në Amerikë, ka qenë për një të ardhme më të mirë. Ka ardh si një pasoje e vetë-dëshirës sime”, deklaroi ai.
E po ashtu edhe për deklaratën e avokatit të familjes Dehari, Tomë GAshi se ai është marr në pyetje pas kërkesë së avokatit, ish-gardiani Elmazi thotë se këto janë manipulime dhe të pavërteta.
Ai deklaroi për Insajderin se është marr në pyetje pas vdekjes së Deharit – viti 2016.
“Edhe Tomë Gashi ka dhënë një deklaratë se kishe pas 6 viteve jam marr në pyetje, Avokat Tomë Gashi dhe le ta din krejt Kosova që intervistën time që e kam dhënë si dëshmi në polici e kam dhënë në vitin 2016 si dëshmitar si gardian. Ministri e din që unë jam marr në pyetje për herë të dytë kur e ka marr lëndën Prokuroria Speciale në qershor të viti 2022. Këto janë vetëm mashtrime e trillime që nuk e di se çfarë janë duke kërkuar këta” – deklaroi ai.
Çfarë tha Blerim Sallahu për gardianin Saimir Elmazi
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se roja i burgut i cili ka qenë në autoambulancë së bashku me Astrit Deharin është marrë në pyetje pas gjashtë viteve nga prokurori.
Sallahu ka thënë se krejt kjo ka ndodhur pasi që Tomë Gashi, në cilësinë e avokatit të familjes Dehari, ia ka dërguar emrin e atij personi në prokurori.
“Nuk ka një hetim adekuat lidhur me rastin. Një gardian që ka qenë në autoambulancë bashkë me Astrit Deharin kur është bart nga burgu në spital, është marr në pyetje pas 6 viteve nga prokurori përkatës pasi avokati e dërgon emrin e atij personi në prokurori. Prokuroria e thirr dhe ai tashme ka fituar një Green Card dhe është në Florida pasi ka ndodhur rasti. Pra ka dyshime jashtëzakonisht të mëdha”, deklaroi ai në ATV.
Rrëfimi i gardianit që barti Astrit Deharin nga burgu në spital
Ish – gardiani i qendrës së Paraburgimit në Prizren, Samir Elmazi në nëntor të vitit 2016 ka qenë një nga anëtarët e njësitit të rasteve emergjente për të bartur të burgosurit në spital për shkaqe shëndetësore. Me datën 5 nëntor kur ka ndodhur rasti i Astrit Deharit, Elmazi me urdhër të eprorit të tij, e ka bartur trupin e Deharit nga qendra e paraburgimit në Spital.
Në një rrëfim për Gazetën Insajderi, Elmazi tregon se ka bërë përcjelljen e të burgosurit si gardian dhe përgjegjësia e tij ka qenë për ta transmetuar nga burgu deri në spital – pastaj thotë Elmazi ka qenë në duar të mantilbardhëve.
“Pozita ime ka qenë oficer korrektues nga viti 2009 deri ne vitin 2018. Në ditën për të cilën ju po pyetni dhe është bërë shumë buj politike, mua me vjen keq që ka humb jetën në burg pavarësisht situatës në tij. Në ditën, unë kam qenë në detyre tek porta kryesore tek porta e qendrës së paraburgimin në Prizren kam qenë I vetmi oficier i armatosur jashtë perimetrit të burgut dhe kam qenë një prej anëtarëve të njesist që në raste emergjente për t’iu siguruar siguri të burgosurve në spitale. Me urdhër të eprorit tim, unë kam bërë përcjelljen e të paraburgosurit në fjal dhe përgjegjësia ime ka qenë për ta traspertuar me mjete të emergjencës pra autoambulancën. Unë kam qenë si oficer korrektures i SHKK deri në spital”, deklaroi ai.
Hetime, intervista, arrestime, raporte, ekspertiza u kryen gjatë këtyre shtatë viteve që nga 5 nëntori i vitit 2016 për të zbardhur vdekjen e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, e cila ende mbetet një mister i pazgjidhur.
/Gazeta Insadjeri/