Rasti Dehari në Kuvend – Mes vrasjes dhe vetëvrasjes së nxitur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti Dehari në Kuvend – Mes vrasjes dhe vetëvrasjes së nxitur

    Insajderi
    30 November 2016 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdekja e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në qendrën e Paraburgimit në Prizren, 28 ditë më parë, është bërë subjekt kryesor i seancës së sotme në Kuvend, por akuzat mes partisë opozitare dhe kreut të Kuvendit për këtë çështje morën flakë duke shkuar përtej deklaratave të deritashme.

    Përderisa Vetëvendosje përmes një baneri që e kanë vendosur para foltores së Kuvendit, kërkoi përsëri drejtësi për Astrit Deharin, përmes këmbënguljes se duhet mbajtur një seancë e jashtëzakonshme për Deharin, kreu i Kuvendit shkoi edhe më larg.

    Veseli, duke kritikuar sistemin e drejtësisë në vend, u tregua i ashpër teksa dha një premtim se ky rast së shpejti do të ndriçohet.

    Por kur Veseli përmendi ndriçimin e këtij rasti, ai aludoi në një vetëvrasje të shtyrë nga dikush.

    Veseli tha se edhe në Kuvend do të ketë seancë ku do të debatohet për këtë rast e që siç tha ai do “ketë hetime edhe për shkaktarët që e kanë nxitur që një djalë i ri t’ia merr jetën vetes”.

    E kjo nxiti reagimin e Ymerit i cili akuzoi Veselin se ka kapur shtetin dhe duke e bërë këtë edhe lëshon akuza kaq të rënda.

    Bashkë me këtë Ymeri ia kujtoi Veselit edhe një deklaratë të tijën të lëshuar dy ditë para se Dehari të gjendej i vetëvrarë.

    “Duhet të kërkohet edhe lidhje mes kësaj deklarate dhe vrasjes së Deharit”, tha Ymeri, pasi në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës  dështoi të mbahej një seancë e jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit. Për këtë kërkesë, vetëm 26 deputetë kanë votuar për.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark