Katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore janë shkarkuar dje nga Ministrja Albulena Haxhiu, pak orë pasi njoftoi për skandalin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit. Por lidhur me këtë skandal, dorëheqja e parë erdhi nga zëvendësdrejtori Naim Uka.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderin vetë Uka, duke thënë se ka dhënë dorëheqje morale dhe të pa revokueshme.
“Po e konfirmoj se kam dhënë dorëheqje morale dhe të parevokueshme nga pozita e zv. Drejtorit te IML-së”- tha ai për Insajderin.
Uka dha dorëheqje pasi mostrat e Astrit Deharit u zhduken nga institute ndonëse nuk dihet saktë koha kur ato nuk janë në vendin që do të duhej të ruheshin.
Ish-zv/drejtori Uka është vëllau i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, shkruan Gazeta Insajderi.
Dorëheqja e tij, erdhi një ditë pasi që ministrja Albulena Haxhiu shkarkoi katër zyrtarë të këtij insituti, lidhur me skandalin e zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit.
“Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.