“Rasti është në hetime” – QKUK dhe Prokuroria flasin për Insajderin pas akuzave ndaj gjinekologes - Insajderi
×
  • Hulumtime/Analiza
  • Insajderi Video
  • Hulumtime/Analiza

    “Rasti është në hetime” – QKUK dhe Prokuroria flasin për Insajderin pas akuzave ndaj gjinekologes

    Insajderi
    01 July 2025 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas akuzave të rënda të ngritura nga një grua ndaj gjinekologes Dardane Ukella Lleshi, lidhur me humbjen e foshnjës në muajin e dhjetë të shtatzënisë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë konfirmuar se rasti tashmë është në duart e organeve të hetuesisë.

    Në një përgjigje për Insajderin, drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj në QKUK ka deklaruar:

    “Rasti i përmendur nga gazetarja Hoti është tashmë në fazën e hetimeve dhe me të po merret Prokuroria. Ne nuk kemi as mundësi dhe as të drejtë të ndërhyjmë në punën e hetuesisë dhe të Prokurorisë”.

    Ndërsa nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për Insajderin kanë thënë:

    “Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se ende nuk është pranuar Raporti i Autopsisë për çështjen në fjalë. Për çdo zhvillim të ri ju njoftojmë me kohë”.

    Gruaja, emri i së cilës është i njohur për redaksinë, tregon se ëndrra për t’u bërë nënë i mbeti në gjysmë pas humbjes së foshnjës. Ajo e akuzon gjinekologen për neglizhencë, duke pohuar se pas disa kontrolleve në ordinancën private, gjinekologia e kishte udhëzuar të paraqitej në QKUK por në momentin më kritik, sipas saj, nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike, shkruan Insajderi.

    E kontaktuar nga Insajderi, gjinekologia Ukella ka refuzuar çdo përgjegjësi dhe është shprehur:

    “Nuk e ndjej veten fajtore për humbjen e foshnjës”.

    Për versionet e plota të palëve, ndiqni storien e plotë në vijim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark