×
  • Lajme
  • Lajme

    Përdhunimi i 11 vjeçares – Protesta vazhdon ulur përballë Qeverisë

    Insajderi
    31 August 2022 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mijëra protestues kanë dal sot në sheshin Zahir Pajaziti duke i dhanë një mesazh të qartë organeve të rendit për rastet e dhunës që po ndodhin në vend.

    E rasti i fundit që masivisht nxiti popullin të dalin në rrugë ishte dhunimi i një 11 vjeçare nga pesë persona.

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protestën do ta vazhdojnë ulur dhe nuk do të lëvizin deri sa të adresohen kërkesat e tyre.

    “Shoqe e shokë, ne po e vazhdojmë protestën tonë ulun. Ne nuk do lëvizim prej këtu deri sa të na adresohen kërkesat tona”.

    Postimi i plotë:

    THIRRJE!

    Shoqe e shokë, ne po e vazhdojmë protestën tonë ulun. Ne nuk do lëvizim prej këtu deri sa të na adresohen kërkesat tona.

    Ju ftojmë me na u bashku.Thirrni familjare, shoqe e shokë e hajdeni. Bashkë jemi më të forta/ë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark