Rasti i 400 kg drogë, ndërrohet trupi gjykues dhe të akuzuarit po kërkojnë avokatë “të pranueshëm” për gjykatësit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i 400 kg drogë, ndërrohet trupi gjykues dhe të akuzuarit po kërkojnë avokatë “të pranueshëm” për gjykatësit

    Insajderi
    22 September 2024 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë kaluar katër vite nga gjykimi i të akuzuarve për rastin e 400 kilogramëve me kokainë që nga Brazili përfunduan në  në depon e kompanisë “MC Foods” në Lipjan, pronari i së cilës Izet Sheqiri akuzohet për organizim të prurjes së saj.

    Në maj të 2021-ës, një kamion që barte 400 kilogram kokainë nga Brazili, përfundoi në depon e kompanisë “MC Foods” në Lipjan.

    Kamioni i kuq me targa “01 263 OD” ka qenë duke bartur mish në mesin e të cilit është gjetur kokaina dhe destinacioni i fundit ka qenë Kosova. Ky kamion, që ka bartur drogën në Lipjan është aset i kompanisë “MC Foods”. Në këtë kamion janë kapur sasia mbi 400 kg.

    Kjo kompani është në pronësi të binzesmenit nga Kosova, Izet Sheqri dhe atij nga Shqipëria, Bledar Habili nga Shqipëria.

    Bazuar në aktakuzë bëhet me dije se Izet Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Ibrahimi dhe Fehmi Bytyqi nga koha e pacaktuar e deri më 15 maj 2021, duke vepruar si pjesë e grupit kriminal të organizuar dhe në bashkim të strukturuar kriminal, me dashje, dijeni e më qëllim të përfitimit financiar, secili nga ta kanë vepruar në forma të ndryshme me qëllim të realizimit të aktivitetit kriminal.

    Insajderi merr vesh që nesër ndërrohet trupi gjykues- rrjedhimisht gjykimi nis prej fillimit.

    Deri tash dihet që kryetari i trupit të ri gjykues do të jetë Ngadhnjim Arrni dhe pjesë e trupit mund të jetë Valon Kurtaj e Kushtrim Shyti.

    Insajderi po ashtu ka marrë vesh që edhe mbrojtja, avokatët do të ndërrohen. Nesër do të jetë seanca e fundit e avokatit Besnik Berisha si mbrojtës i të akuzuarit kryesor.

    Insajderi mëson se të akuzuarit janë duke kërkuar që të angazhojnë avokatë, të cilëve ua kanë “hatrin” gjykatësit. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark