Rasti i avokatit Hana për dallavere me prona, sot dalin para gjyqit të arrestuarit e tjerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i avokatit Hana për dallavere me prona, sot dalin para gjyqit të arrestuarit e tjerë

    Insajderi
    18 July 2025 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është duke u mbajtur seanca dëgjimore ndaj të arrestuarve tek Agjencia e Kadastrave dhe Arkivit të Kosovës.

    Në këtë seancë pritet të caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të dyshuarve.

    Aksioni i së mërkurës në agjencitë shtetërore kishte të bënte me rastin e arrestimit të avokatit Venhar Hana, i cili u prangos më 11 qershor për falsifikim dhe mashtrim.

    Lidhur me këtë rast Prokuroria Themelore e Prishtinës kishte dal me komunikatë. Prokuroria njofton se në kuadër të çështjes penale, ka realizuar bastisje dhe kontroll të autorizuar nga Gjykata, në disa lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime.

    Kontrolli është zhvilluar në dy insititucione shtetërore: Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe Agjencinë e Arkivave të Kosovës, si dhe disa lokacione tjera me interes për hetimin.

    Gjatë këtij aksioni, janë shoqëruar në polici pesë persona M.B., V.B. B.SH. M.B. dhe Z.SH., ndërsa pas intervistimit, disa prej tyre janë arrestuar mbi dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, gjatë së cilës hetimet po vazhdojnë ende për rastin e bartjes së pronave publike në private në mënyrë të kundërligjshme.

    Hetimet lidhen me rastin e bartjes së paligjshme të pronës publike në pronësi private përmes një aktgjykimi të falsifikuar. Prona në fjalë gjendet në Veternik të Prishtinës, dhe është pronësi publike e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) përkatësisht të ndërmarrjes shoqërore RTP.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që dëmtojnë interesin publik dhe pasurinë publike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark