Vdekja e dizajnerit Festim Isufi - raporti i autopsisë është gati: Kishte 7 plagë në trup... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdekja e dizajnerit Festim Isufi – raporti i autopsisë është gati: Kishte 7 plagë në trup…

    Insajderi
    23 May 2025 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vdekja e dizenjatorit, Festim Isufi me 9 maj, në banesën e tij në Rrugën B tronditi mbarë opinionin publik.

    Sot, raporti mjeko-ligjor i rastit Isufi tashmë i është dorëzuar prokurores përgjegjëse.

    Sipas burime KosovaLive, raporti detajon se viktima kishte shtatë plagë në trup.

    Sipas të njëjtave burime, plagët fatale rezultuan të jenë ato të shkaktuara në zonën e qafës, të cilat i kanë shkaktuar humbjen e jetës.

    Ndërkohë, siç mëson Insajderi, 5 plagë janë të lehta dhe dy më të rënda, rrjedhimisht fatale.

    Theksojmë se përveç Isufit, bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi, ka mbetur e plagosur nga therja me thikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark