Rasti i fabrikës së mbetjeve shtazore, krimet ekonomike po e intervistojnë edhe kryeshefin e AUV'it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i fabrikës së mbetjeve shtazore, krimet ekonomike po e intervistojnë edhe kryeshefin e AUV’it

    Insajderi
    27 May 2025 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga hetuesit e krimeve ekonomike është duke u intervistuar edhe Bekim Hoxha, kryeshef i AUV.

    Kjo u bë e ditur nga avokati i tij Artan Qerkini, i cili në zyrat e hetuesie ka mbërritur pak me herët, sipas Ekonomia Online.

    Ndërsa kanë kaluar rreth katër orë që Ministri Faton Peci është duke u intervistuar në lidhje me hetimet për dhënien me qira të fabrikës së mbetjeve shtazore.

    Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se Peci po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

    Me autorizimin e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës kreu bastisje në katër lokacione, përfshirë edhe Ministrinë e Bujqësisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark