Rasti i fajdeve në Pejë, avokatja Mulhaxha tregon shkeljet që ka bërë Prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i fajdeve në Pejë, avokatja Mulhaxha tregon shkeljet që ka bërë Prokuroria

    Insajderi
    02 March 2022 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokatja Aurora Mulhaxha e cila mbron të pandehurin Orhan Lukaj, një nga 17 personat e arrestuar në aksionin “Fajde”, ka reaguar ndaj kërkesës së Prokurorisë për lëshimin e urdhrit ndalues.

    Sipas Mulhaxhës, Prokuroria nuk ka asnjë provë që bazohet kjo kërkesë, pasi e gjithë pasuria e Lukajt është pasuri e regjistruar në vitin 2014, ndërsa dyshimi “i bazuar” i prokurorisë që e ngarkon të njëjtin është në vitin 2020.

    Reagimi i plotë:

    Kërkesën e prokurorisë për lëshimin e urdhrit ndalues e konsideroje thelbësisht të pa mbështetshme, dhe ne kundërshtim me normën e nenit 264 par 2 te Kprk-se.

    Nuk ka asnjë prove te artikulushme qe bazohet kjo kërkesë, pasi e gjithë pasuria e evidentuar në emër të të mbrojturit tim është pasuri e regjistruar në vitin 2014, ndërsa dyshimi “i bazuar” i prokurorisë që e ngarkon të njëjtin është në vitin 2020.

    Ligjërisht pasuria e cila mund të ndalohet është pasuria e fituar me vepër penale, është përdorur për vepër nën hetim, apo është fituar me vepër penale.

    Si mund të fitohet me vepër penale, kur vepra e dyshuar është kryer në vitin 2020, ndërsa pronësia është regjistruar në vitin 2014.

    Gjithashtu ndalimi që mbrojta të qasemi në prova është në kundërshtim me ligjin pasi mbrojtja nuk posedon më vendim qe i ndalohet qasja në prova, dhe as nuk na është mundësuar e drejta për aneks lidhur me këtë vendim verbal të prokurorisë.

    Besoj që do vie deri e vërteta e çështjes faktike pasi që i mbrojturi im Orhan Lukaj nuk ka fare të bëjë me këtë dispozit që ngarkohet dhe nuk ka asnjë lidhshmëri me të pandehurit tjetër.

    Jemi në pritje të vendimit nga Gjykata./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark