Rasti i "GG Exclusive" - Prokuroria sekuestron 166 parcele dhe dy banesa, vlera mbi 1 milion euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i “GG Exclusive” – Prokuroria sekuestron 166 parcele dhe dy banesa, vlera mbi 1 milion euro

    Insajderi
    05 March 2025 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë një njoftim të ri lidhur me çështjen penale ndaj Granit Gojanit, pronar i kompanisë ‘GG Exclusive’, i cili akuzohet për mashtrim ndaj disa qytetarëve. Gojani ishte arrestuar më parë nga Policia e Kosovës për veprat e tij penale.

    Në njoftimin e fundit, Prokuroria bëri të ditur se janë ngrirë dhe sekuestruar gjithsej 166 parcela në komunat e Novobërdës dhe Graçanicës, si dhe dy banesa në Prishtinë, të cilat dyshohet se janë përfituar përmes veprës penale. Vlera e këtyre pronave arrin në më shumë se 1 milion euro.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit e çështjes penale kundër të pandehurit G.G. për veprën penale ‘Mashtrimi’, se më datë 05.03.2025 ka ngrirë dhe sekuestruar 166 parcela në Novobërdë dhe Graçanicë, si dhe dy banesa në Prishtinë, të cilat dyshohet se janë përfituar me vepra penale”, thuhet në njoftim.

    Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.

    Muaj më parë, mediat raportuan se Granit Gojani kishte marrë qindra mijëra euro nga qytetarë të dëmtuar për t’iu ndihmuar në ndërtimin e vilave prej druri, të cilat nuk i ka përfunduar kurrë, madje disa prej tyre as nuk i ka nisur.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark