Rasti i ish- mësuesit i dyshuar për pedofili, kalon në duart e Prokurorisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rasti i ish- mësuesit i dyshuar për pedofili, kalon në duart e Prokurorisë

    Insajderi
    27 April 2022 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës – Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin e profesorit me inicialet F.K., pas raportimit të Abc News Albania në emisionin “Piranjat” të datës 26.04.2022.

    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti, konform dispozitave ligjore në fuqi.​

    Mësuesi në pension, Fazli Kikaj, është demaskuar teksa tentonte ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët në përgjigjen e tyre thuhet se kanë nisur hetimet.

    “Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, i ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcneës.al.”, thuhet në përgjigjen e PK.

    Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital.

    Ai është takuar më pas me ‘të miturën’ në Prizren, të cilën e ka ftuar në momentin e parë në shtëpinë e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark