Rasti i Konjufcës, Gjykata e Prishtinës shpreh shqetësim për fjalorin ndaj gjyqtares që mori vendimin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i Konjufcës, Gjykata e Prishtinës shpreh shqetësim për fjalorin ndaj gjyqtares që mori vendimin

    Insajderi
    29 February 2024 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka thënë se është shprehur e shqetësuar me “etiketime” dhe “fjalor fyes ndaj gjykatës” dhe gjykatëses Edita Çanta për shpalljen e aktgjykimit lirues ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndjekur me shqetësim publikimin e postimeve të datës 26 shkurt 2024 me etiketime dhe fjalor fyes ndaj gjykatës dhe gjyqtares së kësaj gjykate znj. Edita Çanta,  në lidhje me shpalljen e Aktgjykimit të datës 26 shkurt 2024, ku i akuzuar ishte Glauk Konjufca”, thuhet në njoftim, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Gjykata, konsideron se këto publikime cenojnë rëndë figurën e gjyqtarit, pavarësinë e tyre dhe besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor dhe si të tilla ndikojnë negativisht në pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarëve në misionin e tyre për dhënien e drejtësisë”.

    “Gjykata Themelore Prishtinë, fton opinionin publik që të përmbahen në komentimin e vendimeve gjyqësore pasi që gjykata vendimet i merr në bazë të provave të administruara në shqyrtim gjyqësor dhe si të tilla vendimet e gjykatës së shkallës së parë nuk janë përfundimtare, mund të vlerësohen nga gjykata e shkallëve më të larta sipas mjeteve të goditjes”. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark