Rasti i Martin Canajt – Dëshmojnë pesë të mitur në seancën me dyer të mbyllura - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i Martin Canajt – Dëshmojnë pesë të mitur në seancën me dyer të mbyllura

    Insajderi
    02 June 2025 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vijim të procesit gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, seanca e radhës është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku kanë dëshmuar pesë të mitur në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.

    Ndër ta, dëshmoi edhe i mituri K.B., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe për të cilin familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime.

    Në përputhje me parashikimet ligjore, dëshmitë e të miturve janë marrë pa praninë e të pandehurit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen. Ky i fundit, përmes avokatit të tij, ka mohuar deri më tani se ka qëlluar drejt Martin Canit, duke pretenduar se kishte shënjestruar vetëm Luis Meçen, i cili mbeti i plagosur.

    Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë edhe shtatë persona të tjerë, nga të cilët katër janë të mitur dhe do të paraqiten sërish si persona që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark