![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Sot në Fushë Kosovë dyshohet se një nënë ka tentuar ta mbysë djalin e saj 6-vjeçar. Nga Policia e Kosovës i kanë thënë Gazetës Insajderi se të dyshuarës i është nxjerrë rekomandimi i specialistëve mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sipas raportimeve gruaja nga Fushë Kosova vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Ndërsa u tha se ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.
Sipas Policisë janë ndërmarr veprimet e nevojshme për këtë rast.
“Rreth orës 17:30, policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar informacionet e tilla. Nga trajtimi që policia u ka bërë informacioneve të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre. Trajtimi i detajishëm bërë rrethanave të ngjarjes, ka nxjerrë rekomandimet e specialistëve mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur. Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme“, thuhet në përgjigje.
Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar foto nga atje. Në rrugë ishte vendosur një shirit i policisë ku po qëndronte edhe një ambulancë.