Një rast i rëndë ka ndodhur në Prizren, babai në gjendje të dehur e ka therur me thikë vajzën e tij, 21 vjeçe.
44 vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi.
“Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, konfirmoi Bytyqi.
Bytyqi shtoi se me rastin është njoftuar hetuesi kujdestar dhe hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Prizrenit.
“Pas konsultimin e prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të inicohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, ka pohuar ai