Ish-deputeti egjiptas Veton Berisha, ka reaguar lidhur me therjen e katërfishtë në Ferizaj.
Berisha ka shkruar se janë të tronditur nga ky rast, ku mbetën të therur katër persona me përkatësi etnike Egjiptiane dhe Ashkali dy prej tyre fëmijë!.
Berisha tutje ka thënë se racizmi nuk ka vend në Kosovë.
Reagimi i plotë:
Të TRONDITUR me rastin e therjës me thikë në komunën e FERIZAJIT dy ditë më herët nga një “Shpirt Zi” ndaj 4 përsonave me përkatësi etnike Egjiptiane dhe Ashkali dy prej tyre fëmijë!
RACIZMI nuk ka vend në Kosovën tonë të bukur!
Shteti e ka për obligim të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit rast kurdo dhe kudo që ndodhë!