Rasti me Belgin Jasharin, Bajram Shala: Ai vrapoi për t’u përfshirë në incident - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Rasti me Belgin Jasharin, Bajram Shala: Ai vrapoi për t’u përfshirë në incident

    Insajderi
    30 April 2025 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari i sportit dhe ish-zyrtari i FFK-së, Bajram Shala, ka komentuar incidentin e Belgin Jasharit, ku djaloshi 15 vjeç nga komuniteti ashkali u sulmua fizikisht në fushë gjatë kohës sa po zhvillohej ndeshja.

    Shala pati një mendim ndryshe në raport me këtë ngjarje, e cila ka nxitur shumë reagime në publik, madje edhe nga presidentja e Kosovës.

    Teksa një pjesë e madhe e shoqërisë reagoi për këtë rast të cilit iu dha ngjyrimi racist, Shala po ashtu pyeti se pse Belgini u fut në këtë incident në radhë të parë.

    A e keni pa se si Belgini vrapon prej anës tjetër komplet për t’u përfshi në atë incident? Edhe pastaj i kom dëgju disa prej prononcimeve të tij ku ai po doket shumë i pafajshëm, ai m’tha kështu unë i thashë faleminderit. Pse shkove me hi në incident? Po vrapon 50 metra me u përfshi”, tha Shala në ATV Context.

    LEXO EDHE:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark