Rasti në Deçan, drejtori i arsimit flet për Insajderin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti në Deçan, drejtori i arsimit flet për Insajderin

    Insajderi
    13 June 2023 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një rast i rëndë ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit. Mësimdhënësi Valentin Selmanaj dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

    Pamjet janë publikuar në medie, ndërkaq rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria e Pejës ku të njëjtit i ka ka sekuestruar telefonin.

    Insajderi ka kontaktuar me drejtorin e drejtorisë së arsimit, Besnik Hulaj dhe i njëjti konfirmoi se Selmanaj është suspenduar nga puna.

    “Rast shumë i rëndë, ne si drejtori kemi marrë masat duke e suspenduar të njejtin me vendim nga dita e sotme. Tani organet e rendit po merren me rastin dhe do të shohim se çka të veprojmë tutje”, tha Hulaj për Insajderin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark