Rasti “Stenta”, suspendohen e dorëhiqen disa drejtorë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti “Stenta”, suspendohen e dorëhiqen disa drejtorë

    Insajderi
    15 July 2016 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me vendimin e drejtorit të QKUK-së sot janë Curr Gjocaj janë suspenduar drejtori i Kardiologjisë në QKUK, Gani Bajraktari dhe drejtori i Spitalit rajonal të Mitrovicës, Mirdit Strana.

    “Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se duke u bazuar në shkresën zyrtare nga Kryeprokuroria e shtetit të cilën e ka pranuar përmes emailit, lidhur me personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë në rastin stenta, ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga pozita  menaxheriale për drejtorin  e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK  dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë”.

    “Drejtori i përgjithshëm,  paraprakisht ka njoftuar bordin drejtues të SHSKUK-së, nga i cili ka marrë përkrahjen e plotë për veprime ligjore konform kompetencave të tij . Poashtu, deri sot në ora 15:00 është pritur dorëheqja e tyre, por për shkak të mos reflektimit të tyre për të  paraqitur dorëheqjes nga pozitat menaxheriale, në ora 15:00,  u janë shtypur vendimet për largim të përkohshëm” bën të ditur përmes një njoftimi për media Shërbimi Spitalor Klinik Universitar

    Poashtu, bëhet e ditur se dorëheqjen e kanë paraqitur drejtori Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, dy shefa të reparteve në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren dhe një në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark