Rasti i Sylejman Selimit për krime lufte kthehet në rigjykim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti i Sylejman Selimit për krime lufte kthehet në rigjykim

    Insajderi
    15 June 2016 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Apelit ka vendosur të mërkurën që rastin një rast gjyqësor kundër ish-ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, që ka të bëjë me “cenimin e integritetit trupor dhe shëndetit të një femre civile shqiptare e Kosovës dhe torturimin e një femre tjetër civile shqiptare e Kosovës”, ta kthejë në rigjykim.

    “Më 5 prill 2016, një Kolegj i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas, ka vendosur lidhur me ankesën e PSRK-së kundër aktgjykimit lirues të Gjykatës Themelore të Mitrovicës për një rast të krimeve të luftës kundër popullatës civile. Ky Kolegj i Apelit me votim unanim vendosi që aktgjykimin e shkallës së parë ta anulojë pjesërisht dhe lëndën ta dërgojë në rigjykim”, thuhen ë njoftimin e Gjykatës së Apelit.

    Sylejman Selimi, Ismet Haxha, Nexhat Qubreli dhe Shefki Hyseni ishin liruar nga akuzat në maj të vitit 2014 nga Gjykata Themelore e Mitrovicës

    “Megjithatë, Kolegji i Apelit vlerësoi se lënda duhet të dërgohet në rigjykim në lidhje me identifikimin e të pandehurit S.S, përfshirjen e të pandehurit I.H. në ekzekutimin e simuluar dhe identifikimin e Sh. H. në rastin e përdhunimit”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark