Rasti tronditës në Prishtinë, ku vëllai theri vëllaun për vdekje – këto janë detajet e fundit nga prokuroria – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rasti tronditës në Prishtinë, ku vëllai theri vëllaun për vdekje – këto janë detajet e fundit nga prokuroria

    Insajderi
    28 October 2024 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje mbi vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në kryeqytet, ku vëllai theri me thikë për vdekje vëllaun.

    Prokuroria ka deklaruar se motivet dhe rrethanat janë ende të panjohura por që do të kuptohen gjatë hetimeve.

    “Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia.

    Rasti po hetohet në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ku i dyshuari është ndaluar.

    “Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person.”

    “Motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen nga kjo Prokurori.”

    Prokuroria do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit.

    Detaje për Insajderin ka dhënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

    Gashi konfirmoi për Insajderin se i dyshuari është me të meta psikike.

    “Prokurorja e rastit është duke u marrë me rastin, nga informacionet që kemi, vëllai e ka therë me thikë vëllain. I dyshuari është me të meta psikike”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark