
Shpërthimi i mbrëmshëm në Veri të Mitrovicës nuk ka ndodhur për shkaqe etnike.
Zv. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha për Insajderin se rastin nuk ka lidhje me çështje etnike.
“Nuk kemi arsye me besu që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha shkurt ai.
Të hënën rreth orës 23:50, dy persona janë lënduar në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicën e Veriut, si pasojë e shpërthimit të një granate dore afër një hoteli.
Tutje, Elshani ka bërë të ditur se përveç dëmeve në njerëz, janë shkaktuar edhe dëme materiale si pasojë e shpërthimit të granatës.
“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani. /Insajderi.org/