Sot në Bruksel po mbahet raundi i ri i bisedimeve në mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Sikurse në takimet e tjera edhe sot palët fillimisht do të kenë takime të ndara me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, e pastaj pritet një takim trepalësh.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha dje se agjenda do të përfshijë nevojën për fillimin e menjëhershëm të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe që të dyja palët të bien dakord përfundimisht për përparimin në dialog.
Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t’i bindë Bislimin dhe Petkoviqin të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t’i shtjellonin.