“Razumes”, këshilltari i Kurtit i drejtohet në gjuhën serbe Avdullah Hotit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Razumes”, këshilltari i Kurtit i drejtohet në gjuhën serbe Avdullah Hotit

    Insajderi
    06 August 2022 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hysamedin Feraj këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka vazhduar debatin me ish kryeministrin , Avdullah Hotin, të cilit në një deklarim i është drejtuar në gjuhën serbe.

    Feraj në deklarimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se sipas tij, Hoti i ka kënaqur “titistët’’ duke iu dhënë rast sulmi kundër “enveristëve” të Kosovës.

    Këshilltari i Kurtit, në shkrimin e tij i drejtohet ish kryeministrit të Kosovës në gjuhën serbe duke i thënë “Razumes”.

    Postimi i plotë i Ferajt:

    Avdullah Hoti, dje i paske kënaqur titistët, dhe sidomos rankoviçistët duke iu dhënë rast sulmi kundër “enveristëve” të Kosovës, si puna ime e atëhershme, pse kërkonim pavarësi nga Jugosllavia dhe bashkim me Shqipërinë. Si në kohët e vjetra, apo jo Abdullah?

    Ke të drejtë, sepse kanë nevojë për ngushëllim: gjysma e projektit tim është realizuar – rënia e RSFJ-së dhe Pavarësia e Kosovës.

    Shpejt do të realizohet edhe gjysma tjetër.

    Projekti i tyre ka dështuar, i imi ka fituar! Madje edhe përkundër politikës së Enver Hoxhës.

    Apo ky i fundit ka pasur për ideologji nacionalizmin shqiptar dhe për ide drejtuese bashkimit tonë kombëtar? So thua, Avdullah, si akademik? Razumeš?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark