×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reagim kundër linçimit të zëdhënësit të Vetëvendosjes ndaj gazetares së Insajderit

    Insajderi
    06 April 2022 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Redaksia e Gazetës Insajderi ka përcjellë me shqetësim përpjekjen e zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje për të linçuar gazetaren e Insajderit, Mira Avdimetaj.

    Redaksia e Gazetes Insajderi, konfirmon se gazetarja ka kryen punën e saj profesionale duke bërë përpjekje maksimale për të konfirmuar emrat e të punësuarve në një konkurs të madh punësimi, në një institucion publik.

    Shkelje etike e gazetares do të ishte nëse do të publikonte informacione, pa bërë paraprakisht verifikimin e duhur të informatave – përfshirë dërgimin e pyetjeve te palët e denoncuara në redaksinë e Gazetës Insajderi.

    Redaksia e Gazetës Insajderi vlerëson se linçimet e zëdhënësit të VV-së kanë për qëllim ndjelljen e frikës te gazetarët. Kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve për t’i raportuar skandalet e pushtetit aktual.

    Gazeta Insajderi prej javës së kaluar ka publikuar hulumtime ekskluzive për punësimin e familjarëve e militantëve të Vetëvendosjes në Korporatën Energjetike të Kosovës.

    Autore e artikullit ka qenë gazetarja Mira Avdimetaj.

    Për këtë arsye emri i saj është targetuar për linçim nga zëdhënësi i VV-së.

    Redaksia e Gazetës Insajderi siguron lexuesit se këto linçime që vinë nga zyrtarë të pushtetit nuk e frikësojnë gazetaren e as mediumin për vazhdimin dhe publikimin e hulumtimit lidhur me këto punësime.

    Redaksia po ashtu i bënë thirrje Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, të reagojnë për këto sulme e linçime të zëdhënsit të Vetëvendosjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark