Shoqata e Gazetarëve të Sportit të Kosovës dhe (ShGSK) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK) e kanë pritur me shqetësim pengesën që zyrtarët e klubit të futbollit Trepça i kanë bërë ekipit të KTV-së.
“Të dyja organizatat vlerësojnë se veprimi i zyrtarëve të këtij klubi paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve. Të gjitha klubet duhet që të krijojnë hapësirë të njëjtë për të gjitha mediat dhe gazetarët pa dallim”, thuhet në reagim.
ShGSK dhe AGK kërkojnë nga zyrtarët e klubit Trepça që të ndryshojnë këtë qasje dhe të jenë bashkëpunues me gazetarë./Insajderi.com