Alf-Inge Haaland, ish-përfaqësuesi i kombëtares së Norvegjisë dhe babai i një prej futbollistëve më të mirë të ditëve të sotme, Erling Haaland, ka bërë një reagim hit pasi Lionel Messi u shpall lojtari i vitit 2023.
Ceremonia “The Best” e FIFA-s u zhvillua mbrëmë në Londër dhe Lionel Messi u zgjodh çuditërisht si lojtari më i mirë në botë për vitin 2023.
Surpriza është e madhe sepse në garë nuk u përfshi fakti që Lionel Messi fitoi Kupën e Botës në Argjentinë, ndaj publiku në mbarë botën po pyet nëse argjentinasi e meritonte këtë çmim.
Në periudhën e numëruar, Messi pati probleme të shumta në Paris Saint Germain dhe më pas kaloi te Inter Miami. Megjithatë, nuk kjo mjaftoi që votuesit të mos e votonin atë ta fitonte çmimin përpara Haaland, i cili fitoi kurorën e trefishtë me Manchester Cityn dhe ishte golashënuesi më i mirë në të gjitha garat kryesore të klubeve.
Pasi Messi u zgjodh lojtari më i mirë në botë në përzgjedhjen e FIFA-s, u bë viral reagimi i babait të Erling, Alf-Inge Haaland, i cili ishte në audiencë gjatë shpalljes së çmimeve.
Ndërsa të tjerët duartrokitnin, babai i Haalandit me sa duket e kishte të vështirë dhe qartësisht shpresonte për një shpërblim në duart e djalit të tij. /Telegrafi/
Alf-Inge Haaland’s reaction after the Men’s player of the year was announced…
— Al Nassr Zone (@TheNassrZone) January 16, 2024
He knew a robbery was incoming which is why he left Erling at home.pic.twitter.com/SrR8osaZtz