Reagimi epik i Luizit për flokët e Kiarës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Reagimi epik i Luizit për flokët e Kiarës

    Insajderi
    26 September 2025 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka vendosur të bëjë një ndryshim në flokë për sezonin e ri të spektaklit “Portokalli”.

    Përmes një postimi në Instagram, ajo zbuloi se ka çelur ngjyrën e flokëve, duke sjellë një look më të freskët e plot stil.

    Ky detaj i vogël nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë kërkuan reagimin e partnerit të saj, Luiz Ejlli.

    Kiara u kujdes të mos i linte pa përgjigje, duke publikuar një video ku shfaqej këngëtari.

    Fillimisht, Luizi nuk e vuri re ndryshimin, por në një video të dytë reagoi me humorin e tij karakteristik:
    “Për të kuptuar ndryshimin e pamjes së partneres, mjafton të shohësh faturën në llogarinë bankare,” – tha ai duke shkaktuar të qeshura mes fansave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark