Një grup i ushtarëve turq të cilët morrin pjesë në grusht shtetin në tentativë ndaj qeverisë turke, tre ditë më parë, janë dërguar sot në Pallatin Gjyqësor Caglayan të Stambollit.
Ata u dërguan në gjykatë me dy autobusë, derisa familjarët e tyre i prisnin jashtë gjykatës të dëshpëruar, njofton Hurriyet, transmeton Insajderi.
Nëna e njërit nga ushtarët, filloi të qante duke thënë: “Djali im është prej 15 vitesh në këmbësori të ushtrisë turke”.
Gjykimi ndaj tyre do të zgjasë disa javë, derisa të merret vendimi përfundimtar për gjithë secilin. Presidenti turk, Reccep Tayyp Erdogan ka thënë se qeveria turke do të mendojë edhe kthimin e “dënimit me vdekje në Turqi”. /Insajderi.com