Reagimi i Agim Hysenit dhe sqarimi i Insajderit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagimi i Agim Hysenit dhe sqarimi i Insajderit

    Insajderi
    16 December 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ldhje me artikullin “Pa tender, përfituan familjarë të zyrtarëve e bashkëpartiakë të Ministrit – Si i shpenzoi MAPL-ja 3 milionë euro” të publikuar tek Gazeta Insajderi, ka reaguar Agim Hyseni, qytetar nga Podujeva.

    Ai ka dërguar një reagim nëpërmjet email-it që kinse raportimi për të është i pasaktë.

    Insajderi qëndron prapa raportimit të parë pasi nuk është mohuar esenca e raportimit, pra takimi.

    Për hir të korrektësisë, megjithatë Insajderi do ta publikoj të plote reagimin e Hysenit:

    Pershendetje Redaksi e nderuar ,

    Shpresoj qe jeni mirë që jeni mirë të gjithë.

    E nderuara Reaksi e IN, Insajderit ju keni bërë një të pa vërtet në Artikullin

    e datës; 15.dhjetor 20223 .

    Me titiullin ;  Lista e përzgjedhur e Elbert Krasniqit: Kush dyshohet se përfitoi me lidhje familjare e politike nga fondi 3 milionësh?

    Ku në këtë Artikull përmendet edhe Emri im .

    14-Përfituesi me numër 124/23  ( LOT 2 ) Agim Hyseni nga komuna e Podujevës në të kaluarën ka mbajtur pozita politike të ndryshme . edhe për këtë përfituese, aktivistët në terren i kanë thënë Insajderit se gjatë kohës së procesit të aplikimit shihet që Isa Osmani, Muharrem Asllani dhe Idriz Murtezi jenë takuar me të në Podujevë.

    Aktivistët nga tereni janë pa sakt si dhe gazetari\ arja ,që nuk e ka hulumtue rastin, a është i sakt sepse takimi me përfaqësuesit e lartë cekur ishte një vizit per rregullimin e infrastruktues në lagjët dhe Fshatrët ku jetojën Komunitetet [ Shif dësh dëmitë nga fotija e Idriz Murtezit],Pra takimi imë ishte vetum rethë projektit të LOTI, i thirur nga MAPL-ja , e që Paraqitja e Aplikacionit në Drejtorin e Urbanizmit KK Podujevë, LOTI 1 , është bërë me Datën; 11.05.2023 . Kursje THIRRJE PUBLIKE PËR RENOVIMIN E SHTËPIVE/BANESAVE PËR PJESËTARET E KOMUNITETEVE JO SHUMICË NË KOMUNA PËR TË CILËT NDIHMA ËSHTË E NEVOJSHME , Thirja është bërë me Datën;07.08.2023 deri me datë 18.08.2023,

    Fotoja është 3 muaj para thirjës së Aplikimt për renovim.

    1. Që nga data e dorzimit të Alikacionit LOTI 1 , Të datës ; 11.05.2023 asnjëh më nuk jam takue me keta perfaqsuse.
    2. . Asëgjë nuk u lidhë asë familjarishtë e asë politikishtë Me Ministrin Krasniqi e as me stafin e tijë.
    3. Që nga Viti 2020 kurë kamë qenë Kshilltar i Ministrit Rrustem Berisha i FSK-së i Emruar nga Partia PDAK-ë. që nga kz vit jam pa punë pa Social me tre fëmijë në shkollë, një gjedje shumë të vështir.
    4. Me plot merit jamë perfitues i Izolimit të jashtumë të shtëpis .   

                   Enderuara Redaksi IN,Insajderit , po ju lusë që të më hqni Emrin tim nga Artikulli i lartë Cekur dhe njëheri urgjentishte ti dergoni letër MAPL-së, për një gabim teknik.

    Shpresoj dhe besoj që regaimi im do të shqyrtohët pozitivisht në kohën urgjente,

    Me nderim

    Agim Hyseni


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark