×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Reagimi i Franck Ribery shkon viral, pasi Vinicius s’e fitoi “Topin e Artë”

    Insajderi
    29 October 2024 - 11:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Franck Ribery ka shkuar viral, pas reagimit të tij, pasi Vinicius s’e fitoi “Topin e Artë” mbrëmë.

    Të hënën mbrëma, ylli i Manchester Cityt, Rodri u shpallë fituesi i “Topit të Artë’ për vitin 2024.

    Para ceremonisë, vëmendjen kryesore e mori mospjesëmarrja e Real Madridit në këtë ngjarje, pasi ky i fundit e kishte mësuar se Vinicius s’do ta fitonte çmim kryesor të natës.

    Pasi Rodri e pranoi çmimin, Vini Jr. shkroi në rrjetin social “X”, duke thënë” “Nëse është nevoja do ta bëj edhe 10 herë të tjera. Ata nuk janë gati”.

    Ish-lojtari i Bayernit dhe kombëtares së Francës, Franck Ribery po ashtu i bëri publike “ndjenjat” e tij rreth këtij vendimi.

    Ai postoi një foto në “InstaStory” me tri emoji duke qeshur.

    Më 2013, Ribery thuhej të ishte lojtari më i mirë i vitit dhe shumë mendonin se ai do ta fitonte “Topin e Artë”.

    Megjithatë, francezi përfundoi në vendin e tretë pas Messit e Ronaldos.

    Në vitin 2022, Franck Ribery foli për “Gazzeta Dello Sport”, ku tha “Ishte e padrejtë. Kisha një sezon të suksesshëm dhe mendoj se është dashur ta fitoja”.

    Real Madridi e bëri me dije përmes një deklarate se pse e bojkotuan këtë ngjarje.

    “Nëse kriteret e ‘Topit të Artë’ nuk e zgjodhën Vinin më të mirin, atëherë të njëjtat kritere është dashur ta zgjedhin Carvajalin. Ne besojmë se organizimi ‘Topi i Artë’-UEFA nuk tregon respekt ndaj nesh”, kanë thënë nga klubi për “AFP” dhe media spanjolle.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark