×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagimi i ‘Hibrid’/ Basha i kundërpëgjigjet, ua jep një rekomandim

    Insajderi
    19 August 2024 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pasi Platforma për kontrollin e fakteve, Hibrid.info, ka theksuar se deklarata e tij që mediat po ndihmojnë Rusinë dhe Serbinë në përhapjen e dezinformatave, nuk është pjesë e raportit të tyre.

    Basha u shpreh se nga organizata “as nuk ka shpifje, e as nuk ka demantim nga organizata, por vetëm sqarim” për të nga Hibdrid.info.

    “Përndryshe 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐚 𝐀𝐒𝐊𝐔𝐍𝐃 𝐧𝐮𝐤 𝐭𝐡𝐨𝐭ë 𝐪ë 𝐤𝐚𝐦 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐟𝐮𝐫, dhe 𝒌𝒋𝒐 𝒊 𝒃𝒊𝒆 𝒔𝒆 𝒑𝒓𝒂𝒑ë 𝒎𝒆𝒅𝒊𝒂𝒕 𝒒ë 𝒌𝒂𝒏ë 𝒈ë𝒏𝒋𝒚𝒆𝒓 𝒔𝒆 𝒖𝒏ë 𝒌𝒂𝒎 𝒔𝒉𝒑𝒊𝒇𝒖𝒓 𝒋𝒂𝒏ë 𝒔𝒉𝒑𝒊𝒇ë𝒔𝒆𝒕 𝒆 𝒗ë𝒓𝒕𝒆𝒕𝒆𝒕𝒂. Për më tepër, sa shpifin disa portale, i inkurajoj ta lexojnë raportin sepse është një punë shumë e mire hulumtuese, dhe aty ka dëshmi se si mediume të ndryshme shpifin, dezinformojnë, publikojnë lajme të rreme dhe mashtruese, por edhe artikuj me përmabtje të paverifikuar. Jam i bindur që ky raport flet shumë për batona e buzhalë, por asnjëherë për mua, dhe sikur ta lexonin do të turpërohen sepse jam i bindur se këto portale prijnë në keqinformim, që po ia qesin fytyrën e zezë edhe gazetarëve dhe mediumeve të ndershme”, shkroi Basha në Facebook.

    Më tutje ai ia dha Hibdrid.info një “rekomandim që është në interes të publikut”.

    “Çka nuk e kishte raporti, e si rekomandim besoj është në interes të publikut, është të na njoftoj organizata se nga 818 artikuj të marrë, cilat janë mediumet që janë marrë këto artikuj keqinformues, për me kuptu se kush po keqinformon më shumë e kush më pa”, shkroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark