Reagimi i Kurtit kur kandidati i tij e prezanton idenë për “Miss Gjyshen” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagimi i Kurtit kur kandidati i tij e prezanton idenë për “Miss Gjyshen”

    Insajderi
    12 October 2021 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Ferizajn, Valon Ramadani, ka futur një propozim interesant në programin e tij. Ai ka treguar se nëse zgjidhet kryetar, çdo vit do ta organizojë festivalin vjetor “Miss Gjyshja”.

    Këtë propozim, Ramadani e ka bërë edhe në prezencë të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

    Ata ishin në një takim elektoral me gratë në Ferizaj, ku Ramadani e shpalosi idenë për “Miss Gjyshja”.

    “Krejt ata nipa e mbesa, kanë me ardhë në atë festival edhe kanë me duartrokitë kur t’i zgjedhet Miss Gjyshja një, dy edhe tre””, ka deklaruar Ramadani.

    Derisa Ramadani po e shpaloste planin e tij për këtë festival, Kryeministri Kurti duartrokiste idenë e kandidatit të tij, dhe shihej duke qeshur.

    Ndryshe, pas idesë së Ramadanit për festivalin vjetor “Miss Gjyshja”, kanë shpërthyer shakatë në rrjete sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark