Kylian Mbappe është zëvendësuar sërish nga Luis Enrique, në fitoren e Paris Saint Germain 0-2 në klasiken franceze ndaj Olympique Marseille.
Mbappe e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por ai në minutën e 64-të u zëvendësua dhe ai shihej shumë i mërzitur duke lënë fushën.
Megjithatë kur u pyet Luis Enrique për zëvendësimin e francezit, trajneri spanjoll shpërtheu duke thënë se çdo javë i bëhet e njëjta pyetje.
Tekniku spanjoll ka thënë se do ta bëj gjithmonë këtë gjë pasi ai është trajneri dhe ai i merr vendimet.
“Është e njëjta muzikë çdo javë, e njëjta muzikë… është shumë e mërzitshme. Unë jam menaxheri, i marr vendimet çdo ditë, çdo javë”, tha Enrique.
“Unë do të bëj të njëjtën gjë deri në ditën time të fundit në Paris. Unë gjithmonë përpiqem të gjej zgjidhjen më të mirë për ekipin tim. Edhe nëse nuk e kupton, nuk më intereson. Nuk më intereson fare se si ndihet”, përfundoi Enrique.
Mbappe do të largohet nga PSG në fund të sezonit si futbollist i lirë dhe Enirque ka thënë se ai duhet ta mësoj skuadrën e tij pa numrin shtatë./Telegraf