Reagimi i zjarrfikëseve në "Bregun e Diellit" - reagon Komuna e Prishtinës: Qyteti më i sigurt falë jush... - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagimi i zjarrfikëseve në “Bregun e Diellit” – reagon Komuna e Prishtinës: Qyteti më i sigurt falë jush…

    Insajderi
    12 June 2025 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot rreth orës 16:53, kur një zjarr shpërtheu në një pjesë të Qendrës Tregtare në lagjen Bregu i Diellit.

    Përmes një postimi zyrtar, Komuna ka shprehur mirënjohje të thellë për reagimin e shpejtë dhe profesional të Brigadës së Zjarrfikësve të Kryeqytetit, të cilët arritën ta lokalizojnë dhe ta vënë nën kontroll zjarrin brenda pak minutash, duke e neutralizuar plotësisht deri në orën 17:15.

    “Një falënderim i veçantë për Zjarrfikësit tanë heroikë, të cilët me vendosmëri, përkushtim dhe profesionalizëm mbrojtën jetën dhe pronën e qytetarëve. Qyteti është më i sigurt falë jush”, në deklaratën e komunës.

    Po ashtu, Komuna ka falënderuar Policinë e Kosovës për ndihmën dhe bashkëpunimin e ngushtë gjatë gjithë ndërhyrjes, duke e cilësuar aksionin si shembull të bashkërendimit efektiv mes institucioneve të sigurisë dhe emergjencave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark