Reagimi i Mustafës ndaj Vuçiqit në samitin e Sarajevës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagimi i Mustafës ndaj Vuçiqit në samitin e Sarajevës

    Insajderi
    16 March 2017 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka marrë pjesë në samitin e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, ka thënë se ia ka ndaluar kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, që të diskutojë tema që kanë të bëjnë me politikat e brendshme të Kosovës.

    Në një deklaratë për RTK-në, kryeministri Mustafa ka thënë se i ka bërë me dije se për çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri dhe tema të tjera Kosova diskuton vetëm me partnerët ndërkombëtare, por jo edhe Serbinë.

    “Vuçiqi hapi disa çështje që nuk I takojnë atij, çështjen e transformimit të FSK-së në ushtri, pronave, çështjen e vazhdimi të dialogut e çështje të tjera. Unë I thash këto çështje janë të tema brendshme të Kosovës për të cilat në mënyrë legjitime vendosim vet dhe në asnjë rast nuk i diskutojmë me të tjerët sepse janë çështje të politikave të brendshme”, ka thënë ai./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark