Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur në Nicë të Francës ku kanë mbetur rreth 60 të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.
“Një tjetëe sulm i tmerrshëm, këtë herë në Nicë, Francë. Shumë të vdekur dhe të plagosur. Kur do të mësojmë? Situata vetëm po përkeqësohet”, ka shkruar Trump.
Trump është kandidat i Partisë Republikane në SHBA në garën presidenciale dhe njihet si kundërshtues i madh i politikave aktuale të SHBA-ve ndaj “terrorizmit”. /Insajderi.com