Reagojnë ashpër Olluri e Mirena ndaj Spahiut pasi tha se Peci ishte 'Ministri më i miri': I njoh edhe dy veta që menojnë si Nexhi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagojnë ashpër Olluri e Mirena ndaj Spahiut pasi tha se Peci ishte ‘Ministri më i miri’: I njoh edhe dy veta që menojnë si Nexhi

    Insajderi
    05 March 2025 - 23:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Nexhmedin Spahiu deklaroi se Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka qenë “ministri më i mirë” në Qeverinë Kurti, sepse sipas tij e ka rritë “prodhimtarinë e drithërave”.

    Kështu u shpreh Spahiu në Pressing, por shpejt reaguan analistet Parim Olluri e Ilir Mirena.

    Pjesë nga debati mes tyre:

    Spahiu: Për Faton Pecin, ministri më i mirë, shikoni rezultatet. Tash ju po krijoni një skandal pse ja ka dhanë dikujna 100 mijë euro ndoshta s’u dashtë me ja dhanë se di a u dashtë a s’u dashtë por prodhimtaria e drithërave u rritë prej qeverisjes, qaty maten rezultatet…

    Mirena: Sështë e vërtetë, i kemi përgenjeshtru krejt…Ka genjy Peci për prodhimtarinë e drithërave i ki statistikat në ueb të ministrisë i gjen i krahason…

    Olluri: Unë i njoh edhe dy njerëz që mendojnë njejtë si Nexhi, është Fitore Pacolli dhe Naim Huruglica, këshilltari i tij. Dytë i kanë marrë nga 100 mijë euro, edhe daja i Fitores se edhe dajës i ka ra mirë…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark