Familjarët e Gjestit kanë reaguar për herë të parë pasi këngëtari iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania, 24 orë pas largimit nga Big Brother VIP Kosova.
Në një postim në llogarinë e Gjestit në Instagram, familjarët shkruajnë se janë pa fjalë për gjithë mbështetjen e madhe që ai po merr.
“Jemi pa fjalë nga përkrahja dhe dashuria që ju publik i dashur i keni dhënë Gjestit gjatë këtij rrugëtimi, e po vazhdoni ende t’a përkrahni Gjestin dhe lojën e tij, jemi përjetësisht falënderues për mesazhet e panumërta, e për përkrahjen që nuk po e kurseni asnjëherë, e përkundrazi vetëm po shtohet çdo ditë e më shumë.
Gjesti ju do shumë, vazhdoni t’a ndjekni e t’a përkrahni siç edhe keni bërë deri tash.” thuhet në postim.
Megjithatë, hyrja e tij në BBVAL, ende pa u bërë 24 orë pas daljes nga Big Brother Vip Kosova shkaktoj shumë reagime.
Reagim pati edhe nga producentja ekzekutive Olsa Muhameti, ku hodhi kunja ndaj BBVAL.
Sot në youtube të Big Brother Kosova u paralajmërua se banorët do ta shikojnë rrëfimin për linjën e jetës së Gjestit.
Mirëpo, pas shumë minutave në pritje, live në youtube u ndal, duke mos filluar hic, linja e jetës së Gjestit.
Ndërkohë që nuk dihen arsyet, pse u anulua në momentet e fundit. Apo ishte një mënyrë për të marrë ende klikime nga ish banori tanimë, Gjesti.
Përmes një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, Muhameti ndau një video nga një teren malor, ku nuk munguan kunjat për BBVA.
“Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a. Sfilitesë”, shkroi ajo duke thumbuar kështu BBVA.
Reagimi vjen pasi që akoma pa u bërë 24 orë nga eliminimi në BBVK, Gjesti një nga personazhet më të spikatura, u izolua sërish veçse kësaj radhe në BBVA.