Reagon Albiona Tasholli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Albiona Tasholli

    Insajderi
    24 December 2024 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Insajderi ka raportuar sot se , Albiona Tasholli, vajza e e të akuzuarit për fajde dhe shtytje në vetëvrasje, Skënder Tashollit është angazhuar si praktikante në këtë gjykatë. Albiona Tasholli nuk është përgjigjur pyetjeve të Insajderit.

    Pas publikimit ka reaguar duke quajtur lajmin si tendenciozë dhe joprofesional.

    Ky është reagimi i plotë:

    Gazetarë të dështuar apo tendenciozë që bëjnë gjithçka për disa klikime? Për të gjithë ju që keni bërë mision jetësor të shpërndani lajme të rreme për të më dëmtuar: veç më të fortë po më bëni, dhe pushka top ju bëftë!

    Si mundeni të përdorni një situatë për të ngritur akuza të pabaza, pa respektuar as faktet e as profesionalizmin? A kemi ardhur deri këtu si shoqëri? Për çfarë? Për disa lajme dhe disa klikime? Treni juaj ka ikur moti, e bileta ju ka mbetur në xhep.

    Sa i përket jetës sime personale, nuk i jap llogari askujt. Nuk do të humbas qetësinë dhe kohën time duke ju kthyer përgjigje, sepse nuk iu kam borxh asgjë. Unë vazhdoj me qellimet e mia profesionale dhe politike, dhe sado të mundoheni, nuk do të mund të më ndalni kurrë. Jam më e fortë se sa ju mendoni!

    Më vjen keq për rrugën tuaj profesionale të dështuar si gazetarë, por ndjej detyrim të sqaroj diçka: praktikën në Gjykatën Themelore e kam filluar me datë 24.10.2023, dhe çdo spekulim tjetër është i pavërtetë.

    Njëkohësisht, kërkoj falje të gjithë qytetarëve që më kanë besuar, për mënyrën si po flas tani, por situata është bërë e tepruar. Dua të theksoj qartë: nuk është e vërtetë që aktakuza është ngritur për shtytje në vetvrasje. E them dhe do ta them edhe 100,000 herë, nëse është e nevojshme: besoj fuqishëm në pafajësinë e prindit dhe vëllaut tim.

    Lëreni Prokurorin dhe Gjykatën të bëjnë punën e tyre. Drejtësia nuk është në duart tuaja, dhe nëse jeni vërtet të interesuar për të shkoni dhe pyesni institucionet përkatëse.

    Ky është reagimi im i fundit në lidhje me këtë rast. I bëj thirrje të gjitha mediave dhe gazetarëve që të mos publikojnë më lajme të pavërteta, sepse po dëmtoni rëndë persona që nuk janë aspak të përfshirë. Nuk e kom obligim ta ndryshoj mendimin e askujt por të paktën mendoni ashtu siç duhet!

    Nëse dikush ka diçka personale, dhe e ka gjetur si rrugë të vetme të merret me mua, pasi guximi i përballjes i mungon, po e them publikisht “Burrat nuk qëndrojnë mbrapa faqeve të facebook-it”.

    Marre, Marre, marre!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark