Policia e Kosovës ka kryer operacion policor në veri për ndërprerjen e aktiviteteve ilegale dhe mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të Kosovës.
Pas reagimit nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka reaguar, edhe ajo e Gjermanisë duke iu bashkuar reagimit të ambasadës amerikane.
Ambasada e Gjermanisë thanë se janë të zhgënjyer për veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara të Qeverisë.
Ambasadori Rohde ka thënë se njoftimi s’është konsultim dhe sipas tij një gjë e tillë duhet të ndryshojë.
Ai në “X” ka shkruar se s’ka nevojë për situatë krize tjetër dhe ka përmendur edhe dëshirën për heqje të masave dhe lëvizje përpara drejt integrimit në BE të Kosovës.
Ndërkohë, ambasada e SHBA-së në Prishtinë tha po ashtu se janë të shqetësuar për veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara.
Ambasada e SHBA-së thotë se veprimi i sotëm në Veri të vendit e rrit përkeqësimin e partneritetit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së.